Lulzim Basha reagon sërish në lidhje me arrestimin e biznesmenit Orest Sota dhe gjetjen e 2 patentave të Saimir Tahirit në makinën e tij.

Basha shkruan se edhe 800 mijë eurot e gjetura në makinë i përkasin ish- ministrit të Brendshëm.

Reagimi i Bashës:

Burime të sigurta informojnë se:

“ 1. E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.

2. Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.

3. Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.

4. Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook