Kryeopozitari Lulzim Basha, por njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Demokratike ka uruar sot gjithë nxënësit duke u shprehur se duhet të mësojnë që më pas tu hapen dyert kudo që doni. 

Ai uroi edhe mësuesit edhe prindërit dy role kyç në ndërtimin dhe formimin e fëmijës duke punuar natë e ditë me to në mënyrë të palodhur që edhe ai të arrijë të bëhet i aftë në jetë.

“Urime nxënësve në fillimin e një tjetër viti që do t’i bëjë më të ditur, më të mirë dhe do t’u hapë dyer të reja. Urime prindërve në rrugën e përmbushjes së ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre. Urime mësuesve, punëtorëve të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit,” ka uruar Basha.