Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar këtë të hënë një fond prej 10 milionë lekësh për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit.

Fondi në fjalë i bashkohet 20 mln lekëve të akorduara nga Bashkia e Tiranës për Durrësin. Ndërkohë këshilltarët bashkiakë kanë dhuruar një pjesë të pagës së tyre mujore për familjet e prekura nga tërmeti, 10 mijë lekë të reja.

Kryebashkiakja Valbona Sako deklaroi se në këto kushte të vështira ky fond vjen si një ndihmë e parë për të dëmtuarit që po verifikohen në terren prej 16 grupeve të ngritura.

Sako theksoi se qytetarët nuk duhet të abuzojnë me deklarimet e tyre për të përfituar nga situata.

Dëmshpërblimi do të kalojë në numra llogarie për të dëmtuarit në mënyrë që i gjithë procesi të jetë transparent.