Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë nismën e lirimit të hapësirave mes pallateve, të zëna nga ndërtimet pa leje.

“Tafmaja s’ka qenë kurrë strategji zhvillimi. Mania për të zaptuar shëmton qytetin e dëmton komunitetin, ndaj çdo ditë fadroma në punë”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në Facebook.

Bashkia e Tiranës po rikthen hapësirat e zëna nga parkingjet apo shtesat pa leje të kateve të para. 

Me lirimin e këtyre hapësirave do krijohen trotuare, kënde lojërash për të vegjlit dhe kënde çlodhëse për moshat më të rritura.

Po punohet edhe për rregullimin dhe vijëzimin e vendeve të parkimit të përfituara brenda lagjeve duke i dhënë zgjidhje edhe konflikteve të shpeshta që janë krijuar ndër vite mes banorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook