Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me kompaninë Tring kanë startuar nismën “Tirana Smart City” për ofrimin e internetit falas edhe në kampusin e “Qytetit Studenti”.

Tashmë në të gjitha godinat e këtij kampusi do të ketë internet, madje edhe në sallat e leximit. Bashkia e Tiranës ka vendosur që shërbimin e internetit falas ta ofrojë edhe në të gjithë ambientet publike.

Kjo nismë e Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë Tring u krijon më shumë mundësi duke shfrytëzuar aksesin në internet studentëve dhe banorëve të zonës.

Gjithashtu, kjo nismë do të vijojë edhe në vazhdim, duke u përpjekur të sjellë për qytetarët e Tiranës shërbime gjithnjë e më inovative.

Në ambientet e Qytetit Studenti, ky shërbim u mundësua nga kompania Tring. (Albanian Satellite Communication).