Me fillimin e Vitit të Ri, kryeministri Edi Rama është shprehur entuziast për mbylljen e pikave të basteve, edhe pse disa prej tyre vijojnë ende aktivitetin e tyre online.

Teksa kreu i Qeverisë postoi një foto për mbylljen e pikave të basteve sportive një komentues ka replikuar duke u shprehur se bastet online vijojnë sërish aktivitetin e tyre.

Pjesë nga replika:
Komentuesi
: Edi Rama! Nuk e di a ta kan shpjeguar mire ata qe ti ke rrotull ,por ti ke mbyllur pjesen e vjeteruar te basteve. Teknollogjia ka avancuar dhe bastet i ke online. Internetin ti nuk e ndal dot sepse behet kore e veriut pastaj. Interesohu pak me shume dhe do zbulosh se cfare po ndodh ne shqiperi me bastet online

Rama: Ah vertete? Po sikur te te them qe bastet online luhen me karte bankare dhe kjo e redukton qysh ne fillim drastikisht, masen e atyre qe luanin ne Shqiperi, c’do thuash ti? Po sikur te shtoj qe edhe bastet online do te bllokohen vijimesisht, c’do shtosh ti pastaj? Eh mor mik, une vertete s’di shume gjera, po per shkak te detyres jam i detyruar te mesoj mbi cdo gje qe duhet bere, keshtu qe rri pa merak se e kam te qarte edhe teknologjine edhe sfiden e bllokimit te basteve online. Gezuar!