Leroy Sane është një nga objektivat kryesor të Bayernit në merkaton e kësaj vere. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë shefi ekzekutiv i gjermanëve, Karl-Heinz Rummenigge, që citohet të ketë thënë se do po tentojnë me të gjitha forcat për këtë tratativë.

Marrëdhëniet e lojtarit gjerman me trajnerin spanjoll të “Citizens”, Pep Guardiola, mësohet të mos jenë ndër më idiliket, çka ka shtyrë Sane të mendojë lamtumirën nga “Etihad Stadium”. Njëherazi, klubi gjerman, pasi u ka dhënë lamtumirën figurave historike si Robben dhe Ribery, kërkon të sjellë në “Allianz Arena” Leroy Sane, për t’i dhënë një rol me peshë në këtë organikë, pikërisht atë që i ka munguar 23-vjeçarit tek kampionët e Anglisë.

Mediat britanike dhe ato gjermane raportojnë se oferta e parë është bërë për Sane me një shifër të bujshme prej 80 milionë eurosh, të cilën gjigantët e Premier Leagues janë duke e vlerësuar.