Krerët e Bashkimit Evropian kanë thënë se marrëveshja e tërheqjes nga Brexit nuk është “e hapur për rinegocim”, pavarësisht apelimeve nga Theresa May.

May donte sigurimin ligjor për kthimin e Irlandezëve e cila ndihmon marrjen e saj përmes Parlamentit,pasi vonoi një votim të përbashkët,në pritje të humbjes. May është shprehur se marrveshja ishte “në rrezik” nëse shqetësimet e të gjithë deputeteve nuk mund të adresoheshin.

Jean-Claude Juncker Presidenti i Komisionit Evropian është shprehur se mund të ketë sqarime,por jo rinegocim. Ai i ka bërë të qartë nëpërmjet një kërkese Mbretërisë së Bashkuar se çfarë dëshiron,duke shtuar se komisioni do të publikojë informacion më 19 dhjetor mbi përgatitjet e tij për një Brexit pa marrëveshje.

Bëhet e ditur se May do të kthehet në Bruksel për një takim me krerët e BE në lidhje me çështjen.