Moderatori Arbër Çepani i ftuar në emisionin “Thumb” përveç pjesës së sipërmarrjes dhe aktiviteteve të ndryshme ka folur edhe për jetën e tij personale.

“Dëgjoj shpesh miqtë që më thonë o Arbër të iku mosha. Unë kam ankth nga martesa, kur del rasti dhe dashurohesh është gjë tjetër pastaj. Nuk është se s’më pëlqen, por më mirë të rri vetëm se sa me dikë që më mbyt. Lidhjet këtu tek ne janë pak mbytëse, kërkojnë shumë shpjegime llogari…”, u shpreh Arbëri duke treguar kështu që gjithçka kërkon është një vajzë që ta motivojë në gjërat që ai bën.

Ai u shpreh se flirtimi edhe nëqoftëse je i martuar nuk i bën keq askujt sepse të krijon disa ndjenja të veçanta. Por i pyetur nga Aulona nëqoftëse do ta mendonte këtë kur të martohej edhe për gruan e tij Arbri u shpreh kështu:

“Unë kam pasur disa faza xhelozie. Kur erdha nga Italia isha -0 xheloz. Ndërsa kur fillova të njihja vajzat dhe meshkujt në Shqipëri ndryshova. Vajzat këtu kanë një hall shumë të madh nuk di si ja dalin me meshkuj. Meshkujt shqiptarë janë shumë shpellarë në mënyrën se si sillen qoftë ndaj vajzave por edhe se si bashkëbisedojnë e njëri-tjetrin. E pas kësaj mendon se kështu mund të flisnin edhe për të dashurën tëndë e fillon të zien diçka, xhelozi. Por nuk ia vlen të mërzitesh për xhelozi”, ka përfunduar Arbri.