Të paktën 4000 njerëz të lënduar nga sulmet e qenve trajtohen në spitalet gjermane çdo vit.

Thuhet që njerëzit të cilët janë veçanërisht të frikësuar janë viktimë e qenve agresivë. Por a është kjo e vërteta?

Sipas një studimi të fundit, në Mbretërinë e Bashkuar 6.500 njerëz janë shtruar në spital çdo vit nga kafshimet e qenve.

Shkencëtarët nga Universiteti i Liverpool kanë intervistuar 700 persona nga të cilët 1/4 e tyre rezultuan se ishin sulmuar nga një qen.

Studimi zbuloi se meshkujt janë sulmuar më shumë, 2 herë më shumë se femrat. Përveç kësaj, njerëzit viktimizoheshin duke e përshkruar veten si qenie emocionalisht të paqëndrueshëm.

Rreziku i kafshimit rritet tek pronarët e tyre të cilët ndërhyjnë për të qetësuar qenin. Por si duhet të sillesh në të tilla raste?

Eksperti i qenve Anton Spindler tregon se nuk duhet të largoheni kur një qen tregon sjellje agresive. Kjo vetëm do të rrisë instiktin e tij të gjuetisë.

Nëse një qen vjen drejt jush silluni me vetëbesim. Ai e ndjen atë. Kthehuni anash sepse një vështrim i drejtpërdrejtë mund të interpretohet nga qeni si sjellje agresive. Në këtë mënyrë do të shmangni një konfrontim fizik.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook