Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, i cili u dorëhoq nga politika, dhe më pas u largua nga vendi, thotë se i mungon Shqipëria.

Përmes një postimi të shkurtër në profilin e tij në “Facebook”, Spahiu shprehet i trishtuar për faktin që në Shqipëri asgjë nuk ka ndryshuar.

“1 vit larg….. 🌏🌍🌎 Shqipëria më mungon, por ende më trishton, që asgjë nuk ndryshon….”, shkruan ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi në “Facebook”.

Kujtojmë që Kreshnik Spahiu prej një viti është larguar nga Shqipëria dhe punon në një organizatë jo qeveritare në Belgjikë, por ai është i vëmendshëm edhe ndaj zhvillimeve politike në vend me komentet e tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook