Një grua u bë nënë për herë të parë në moshën 74-vjeçare, në sajë të fekondimit in vitro.

Erramatti Mangayamma, nga shteti indian i Andhra Pradesh, këtë të mërkurë solli në jetë dy vajza të shëndetshme, në krahë të të shoqit me të cilin ishte e martuar prej 57 vitesh, Raja Rao.

Gruaja dëshironte gjatë gjithë jetës që të bëhej me fëmijë dhe nuk u dorëzua në asnjë moment, pavarësisht moshës së madhe.

Me shumë mundësi rasti i saj do të hyjë në rekordet Guinnes si nëna më e vjetër në botë. Gruaja kaloi menopauzën 33 vite më parë, por kur mësoi se një fqinja e saj 55 vjeçe ishte bërë me fëmijë, vendosi edhe ajo që ti nënshtrohej fekondimit in vitro.

Mjeku Umashankar, i cili ndoqi shtatzëninë e nënës së re, deklaroi se mbeti pa fjalë, kur nëntorin e kaluar kur Mangayamma iu drejtua dhe e mori si sfidë.

Gruas iu vendosën vezë të fekonduara, pasi iu nënshtrua një kure hormonale sipas rekomandimit të mjekut dhe rezultati ishte pozitiv.

E moshuara i solli jetë vogëlushet me operacion, mirëpo për shkak të moshës nuk mund ti ushqejë me gji.