Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në një tjetër dalje publike njoftoi skanimin e të gjitha kontratave operative të HEC-eve në vend.

Baalluku deklaroi gjithashtu se do të ngrinë të gjitha kontratat jo operative deri në përfundim të procesit të skanimit.

“Vetëm 96 kontrata për HEC-e të dhëna në vend janë operative. Jam këtu për të njoftuar nisjen e një proces skanimi për dokumentacionin e çdo subjekti të licensuar”,- tha Balluku.

Ministrja sqaroi se procesi do të bazohet në dy kritere, nëse kompanitë e licensuara i kanë përmbushur kushtet teknike dhe afatet kohore si dhe kriteri i përputhshmërisë me kërkesat mjedisore. Balluku dha se gjatë kësaj kohe deri sa të kalojnë në skaner të gjitha kontratat do të pezullohen ato që janë jooperative.

Balluku e cilësoi të papranueshëm rastin e ndërtimit të HEC-it mbi kanionin e Holtës në Gramsh dhe tha se në bashkëpunim ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi do të trajtohet në formën e një diskutimi me banorët.

Ministrja e re sapo mori detyrën shkarkoi nga detyra Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shtetëror të Rrugëve (ARRSH), Afrim Qendro, duke e zëvendësuar me ish-ministren e Mbrojtjes dhe sipërmarrjes, Sonila Qato.

Nga detyra u dorëhoq edhe kreu i OST Klodian Gradeci. Vendimet vijnë pas skandalit me kompaninë “DH Albania”e cila fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro për Unazën e Re dhe për një linjë transmetimi mes Burrelit dhe Peshkopisë.

LEXO EDHE:  Belinda Balluku ka kërkuar ndryshimin e vendimit për ndalimin e importit të makinave

Balluku po ashtu shkarkoi edhe drejtorin e Portit të Durrësit Afrim Baka. Në vend të tij është emëruar drejtor i Autoritetit Portual Durrës, Genti Tare.

Një tjetër vendim i marrë prej saj ishte edhe anulimi i koncesionit të aksit Thumanë-Kashar, patë e të cilit siç tha ministrja, do të përdoren për “Paktin për Universitetin”.