Asgjë nuk do të ju ngrohë më së miri se një pijë e ngrohtë, por ekzistojnë edhe disa gjëra ushqyese që e stabilizon temperaturën trupore.

Çaji i xhenxhefilit është pija ideale e cila ua mundëson kthimin e temperaturës trupore

Përbërësit:

Një rrënjë e xhenxhefilit

Një litër ujë

Mjaltë dhe limon sipas dëshirës

Mënyra e përgatitjes:

Në një enë vendoseni ujin

Rrënjën e xhenxhefilit prijeni në feta

Kur uji të ketë vluar shtoni fetat e xhenxhefilit dhe lërini të zihen për 15 minuta.

Pasi të zihen, lëreni të pushon për 15 minuta tjera.

Çaji është më i dobishëm nëse pihet pa i shtuar mjaltë dhe limon.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook