Nga dita në ditë, mesazhe të shumta dhe të ndryshme, të cilat mbartin viruse që bllokojnë telefonin, vijnë në celularët tanë.

Kohët e fundit po përhapet një tjetër mesazh me një pikë të zezë, në të cilin shkruhet:

“Nëse prek piken e zezë, WhatsApp-i do bllokohet”.

Nëse edhe juve u ka ardhur një mesazh i tillë, duhet të bëni kujdes dhe të mos e klikoni.

Bëhet fjalë për një “mesazh vrasës”, i cili po qarkullon kohët e fundit në aplikacione si Whatsapp dhe Messenger.

Problemi në fjalë duket se ka prekur për momentin vetëm telefonat që përdorin sistemin “Android”.

Në celularët e vjetër apo pak të fuqishëm, problemet e bllokimit janë më të dukshme krahasuar me ata të gjeneratës së fundit të cilët arrijnë “ta marrin veten nga bllokimi”, në pak sekonda.

Mesazhi në fjalë është i formuar nga disa shkronja të padukshme, dhe kur klikohet provokon një dekodifikim të sistemit opreativ të telefonit duke sjellë si pasojë bllokimin e këtij të fundit, sipas joq.

 Telefonat e rinj të cilët kanë një fuqi të madhe llogaritëse, arrijnë të zhbllokohen në një periudhë të shkurtër kohore në krahasim me modelet e vjetra të cilët duan minuta të tëra për “të marrë veten”.

Ndërsa sa i përket iPhonëve, aktualisht nuk ka asnjë sinjalizim.

fotot2.jpg

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Mbyllen të gjitha rrjetet sociale, kërcënojnë barazinë etnike në këtë vend