Dy persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në Dibër, pasi dy makina janë përplasur në rrugën Maqellarë-Shupenzë.

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në aksin rrugor Maqellarë-Shupenzë në Dibër, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve.

“Në vendin e quajtur “Rotonta”, aksi Maqellarë-Shupenzë, është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. M., banues në Gjoricë, Bulqizë me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin G. M., banues në Bllatë, Dibër. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri B. Xh., 50 vjeç, banues në Gjoricë, që udhëtonte me mjetin tip “Benz”, si dhe drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi G. M., 32 vjeç”, njofton policia.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook