Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur me një denoncim që i ka ardhur nga një nëpunës anonim nga administrata e Fierit.

Bëhet fjalë për zv/kryeministrin e ri në detyrë, Erion Braçe i cili sipas qytetarit anonim ka disa ditë që po ushtron terror nëpër zyra duke seleksionuar nëpunësit sipas interesave të tij.

Sipas qytetarit Braçe po përpiqe të zëvendësojë nëpunësit e administratës me militantë të fusshatës elektorale dhe jo sipas meritokracisë.

“Braçe terror ne zyrat e administrates ne Fier!

Lexoni denoncimin e nenpunesit dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha ka me shume se nje jave qe ne zyrat e institucioneve ne fier vin dhe ben inspektim vet erjon brace duke bere show se gjasmja te rritet aftesia ne sherbimet publike ne administrat , por tjeter gje luhet , sot nga tirana vine nje email neper drejtorite e kuadrit ku kerkohen te gjitha dosjet e e nenpunesve te administrates ne fier , ne te gjitha drejtorit rajonale , kjo per arsye te verifikimit per cdo punojes se kur ka hyre ne administrat , kush e ka sjell mik i kujt eshte dhe kujt force politike i takon , pra qellimi i ketij isnpektimi i Braces eshte selektimi i atyre qe kane ngelur dhe zevendesimi intyre me militantet e fushates elektorale qe vjen ne qershor , dhe vijne e na nxjerrin propaganda politike per emerime mbi baze meritokracie te rastit te asaj vajzes qe me demek ishte ekselente”, shkroi Berisha në facebook.