Ish-kryeministri Berisha ditën e sotme publikoi një foto me armë të drejtorit tatimor Bardh Tafa, bashkangjitur dhe mesazhin e qytetarit digjital i cili i shkruante se Tafa është kthyer në tmerrin e jugut duke i terrorizuar bizneset pasi u merrte para dhe kishe mbështetjen e kryeministrit.

Por pas këtij denoncimi të Berishës ka ardhur dhe reagimit i drejtorit në fjalë. Ai ka publikuar një video dhe thotës e ka qenë pjesë e forcave të armatosura dhe se fotoja është bërë 4 vite më parë.

Por vjen reagimi i menjëhershëm i Tafës i cili publikon një video teksa realizon qitje në poliglon dhe bën me dije se ka qenë për 17 vite pjesë e FA.

“Unë kam qenë pjesë e Forcave të Armatosura prej 17 viteve AISM dhe kjo që shikoni ju është në një qitje para 4 viteve në poliglonin e Zallherit ku merrnin pjesë të gjithë civilët e AISM”, ka thënë ai.

“Pas sqarimit të fotos ç’ka sigurisht është vetëm një sqarim për deputetin që ndoshta nga mosdija ngatërron pa dashje kontekstin, besoj se ka shumë rëndësi të fokusohem te akuza. Për rrjedhojë nën cilësinë e personit që ka dijeni ftoj Prokurorine të marrë nga deputeti Berisha informacion mbi identitetin e akuzuasit për mitmarrje dhe le t’i drejtohemi drejtësisë për këtë çështje. Unë, akuzuesi dhe deputeti Berisha”, ka shtuar Tafa.