Reforma në Arsimin e lartë një dështim i plotë, këtë e konfirmon edhe vetë Ministria e Arsimit, por ka qenë ish-kryeministri, Sali Berisha, i cila ka zbuluar denoncimin nga një Pedagog dhe e ka postuar menjëherë atë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një Pedagogu, i cili tregon se si Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka firmosur një udhëzim për riorganizimin e strukturave akademike në administratën e IAL.

Sipas tij Nikolla ka pranuar dështimin e Reformës, duke kthyer sërish në fuqi ligjin e mëparshëm për funksionimin e Arsimit të Lartë.

Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha:

Ndrikull Nikolla firmos dështimin e ligjit të arsimit të lartë!

Pedagogu dixhital denoncon:

Ndrikull Nikolla konfirmon dështimin e ligjit për arsimin e lartë dhe  me udhëzim antiligjor kthehet tek ligji i mëparshëm.

Mesazhi i plotë:

“Pershendetje Z. Berisha, marre shkas nga mesazhi I urimit te Ndrikull Nikolles, per te ndare me ju, nje lajm te rendesishem, per nje ngjarje te paralajmeruar nga ju, ate te deshtimit te ashtuquajtures reforme ne arsimin e larte. Me firmen vete, Ndrikulla e Rilindjes, diten e djeshme nepermjet nje udhezimi per riorganizimin e struktures akademike dhe administrative ne IAL-te publike, te gatuar ne menyre te fshehte me doren e saj, ne kundershtim me ligjin, i jep funksione super administrative autoriteteve drejtuese akademike, perfshire ketu dhe burrin e saj, i cili sic mund ta dini eshte dekan te politekniku dhe aspirant per rektor zgjedhjet e ardhshme… Ky akt, rikthen gjithshka ne situaten e meparshme kur ne fuqi ka qene ligji qe eshte miratuar nga qeveria juaj, duke konfirmuar dhe njehere deshtimin e Rilindjes ose ndryshe qeverise se fasades.”

Image

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Berisha reagon pas Raportit të CIA: Rrethi i kuq për Ramën po ngushtohet