Rreth krimit mafioz që tronditi Vlorën mesditën e djeshme ka reaguar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha i cili ka publikuar sërish një mesazh nga një qytetar anonim që ka të bëjë me çështjen në fjalë.

Në postimin e tij në facebook Berisha aludon se po tentohet eleminimi i dëshmitarëve , referuar këtu edhe mesazhit të qytetarit i cili shkruan se  një nga të vrarët, pronar i makinës ka qenë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të policisë dhe Habilajve.

Shkaku i ekzekutimeve mafioze dje ne Vlore eshte eleminimi i deshmitareve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Njeri nga te vraret ne Vlore, ai qe ishte edhe i zoti i makines, ka qene pjese e pergjimeve te droges mes oficereve te policise dhe grupit te habilajve. Fakti qe po nxitojne te permendin faktin se i plagosuri ka qene ne banden e Gaxhait ne 1997, sherben per te mbuluar ndoshta shkakun e vertete, dmth qe po hiqen qafe deshmitaret”, shkruan Berisha në facebook.