Ish-kryeministri Berisha vijon të bëjë opozitë nëpërmjetë rrjeteve sociale. Ai ka sulmuar sërish kryeministrin Rama i cili tashmë do të drejtojë vendin dhe në katër vitet e ardhshme.

Berisha shprehet në rrjetet sociale se Rama po bën farsë me operacionet antidrogë në vend, ku sipas këtij të fundit marrin pjesë 1000 policë.

 

MESAZHI I BERISHËS
Farsa e turpshme dhe e neveritshme e Norieges e operacionit me gjoja 1000 police kunder trafiqeve!
Te dashur miq, sot gjate gjithe dites mediat njoftuan operacionin farse te radhes Rama-Çako, kunder trafiqeve, te 1000 forcave policore nga toka, ajri, deti nga Velipoja ne Butrint.
Ne kete shoë te neveritshem, policia, pa dhene asnje emer apo mbiemer, pa treguar asnje person njofton se (mashtroi se), jane arrestuar mbi 32 trafikante, dhe, pa treguar as dhe nje prove te vetme njoftoi se (mashtroi se) jane kapur qindra kg kanabis, sasi e mire kokaine etj…
Megjithe kete, Rama kesaj here genjeu me karar sepse nuk tha se ka angazhuar 6000 forca policore po vetem 1000, dhe nuk tha se ka kontrolluar çdo depo, çdo magazine, stan dhe shtepi por tha vetem se po kontrollojne 400 km vije bregdetare.
Denoj me ashpersi keto operacione farsa te neveritshme te Norieges dhe ju bej thirrje mediave te ruhen dhe te denoncojne lajmet e rreme te qeverise! sb