Përmes një postim, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguari lidhur me arrestimin e Met Kananit, i cilësuar ndryshe si baron i drogës apo Eskobari i Shqipërisë, që u arrestua gjatë ditës së djeshme në Turqi.

Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri dixhital, i cili tregon lidhjet e Met Kananit me vëllezërit Habilaj dhe Klement Balilaj, si dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Postimi i plotë
“Ujku i Detit” lidhje te ngushta me kupolen me te larte te PS!
Lexoni mesazhi e oficerit dixhital! sb
“Mirembrema Dr jam oficer policie, baroni i droges Met Kanani i kapur dje ne Turqi eshte nje nder eksponetet e trafikut te droges me te fuqishem te jugut, me origjin nga Patosi me lidhje shume te forta politike me kupolen me te larte te Partise Socialite ministra dhe qeveritar te majte vendor Ai esht bizesmen dhe sponsorizus i rendesishem i tyre prej vitesh . Ky person ka qe nga viti 2015 qe i ishte vene nofka nga autoritetet nderkombetare “ujku i detit” dhe ka trfikuar me nje super skaf ne Turqi, Greqi dhe Itali lende narkotike canabis stativa dhe heroine dhe arme.Ka burime te forta qe ky klan ka punuar me Klement Balilin dhe Habilajt e Tahirit. Eshte ne kerkim nderkombetar ne disa shtete te BE.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Berisha publikon foton: Bosi i vjedhjeve në OSHEE, Ardjan Çela relaks në resortin e shtrenjtë në Ibiza, ndërsa Shqipëria...