Vijon ende në rend kronologjik historia tragjike e vajzës së mitur në Kavajë e cila u përdh*nua nga 8 djem moshatarë të saj, 7 prej të cilëve tashmë të ndaluar nga policia dhe një tjetër i shpallur në kërkim.

Qysh në fillim të kësaj ngjarjeje ishin qytetarë anonimë ato të cilët e zbuluan këtë krim duke ia drejtuar si mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit më pas e publiko në faqen e tij në facebook, duke ngjallur jo pak reagime nga opinioni publik.

Vazhdojnë ende të zbardhen detaje tronditëse nga kjo histori, ku më e fundit ka qenë një tjetër mesazh drejtuar Berishës.

Në publikimin e radhës së Berishë qytetari ka treguar se prindërit e 13-vjeçares kanë denoncuar rastin në qpolici, por sipas tij është dhënë urdhër nga larg për fshehjen e saj.

“Urdheri per fshehjen e perdhunimit te vajzes se mitur u dha nga siper.

Familjaret denocuan ne polici krimin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr perdhunimet kan ndodhur jashte ambienteve te shkolles, mesuesja kukdestare bashke me drejtoreshen evidentojne ngjarjet, informojne mamane e vajzes. I ati ndodhej ne Itali. Informohet dhe ai, vjen nga Italia dhe bashke me vajzen bejne denoncim ne polici.

Me pas policia e ka mbajt te fshehte si akt per arsyet e veta te turpshme!

Ne polici thuhet se pas denoncimit policia e Kavajes i thirri Por u liruan menjeher njelloj si ne rastin Rexhep Rranjes.Ata djem kane baballaret biznismen me lidhje te forta politike dhe oficer policie. Por ne polici flitet se fshehja e krimit esht bere me urdher nga siper me nderhyrjen direkte te kryeministrit tek ministria arsimit dhe ajo e brendshme doktor.

LEXO EDHE:  "Komisioneri Hahn 'zbulon' tradhëtinë e Ramës", Berisha: Të ngrihemi me urgjencë dhe të flakim...

Megjithate ju keni infot e tua me te detajuara”, ka shkruar Berisha në Facebook.