Një tjetër përplasje ka ndodhur mes studentëve dhe pedagogëve, ku në një video të postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen zyrtare të tij në Facebook, dëgjohet një pedadog i Fakultetit të Arteve teksa ofendon dhe mundohet të përzë me ulërima nga auditori një studente.

Bashkangjitur videos Berisha ka shkruar:

“Ndal presionit ndaj studenteve!

Pedagogu i Universitetit të Arteve shan si ordiner studenten greviste: “Nuk të vjen turp që flet si rrugaçe”.
Zoti pedagog nuk te nderon kjo gjuhe. Studentet po mbrojne te drejtat e tyre kushtetuese, po mbrojne lirine e tyre dhe tende akademike, autonomine e universitetit te garantuara me kushtetute nga nje skizoid qe po i eleminon ato. sb”