Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama duke thënë se duhet të largohet sepse revolta ka pushtuar zemrat e shqiptarëve.

“Një protestë e jashtëzakonshme. Italianët nuk i mashtron dot Rama, atje ku ka shkuar. Ne po tentojmë të kthejmë lirinë e shqiptarëve dhe Rama i ka kohërat e numëruara. Bën mirë të ikë ditën se ikja natën nuk dihet ku përfundon. Është lidershpi i opozitës që i përcakton protestat. Revolta ka pushtuar zemrat e qytetareve”- tha Berisha.

Ndërsa gazetarja i ka vënë në dukje se duket në formë pasi nuk ka pasur gaz lotsjellës sot në protestë, Berisha tha se edhe me gaz është në formë.

Lala: Zoti Berisha dukeni në formë të mirë fizike sot, a vjen kjo për faktin se këtë policia nuk përdori gaz lotsjellës sepse herën e fundit ju pamë me sy të lotuar?

Berisha: Edhe me gaz jam në formë unë, nuk ka asgjë që më pengon për të vazhduar betejën mua.