Ish-kryeministri Berisha  nëpërmjetë një statusi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me të dhënat e Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA), sipas të cilës Shqipëria është vendi kryesor i prodhimit dhe trafikut të drogave në Europë.

Ish-lideri i PD-së shtron pyetjen nëse Rama do të refuzojë apo jo akuzat e CIAS për Shqipërinë, ndërsa shton se rrethi i kuq po ngushtohet gjithnjë e me shumë për të.

MESAZHI I BERISHES
Noriga ne rreth te kuq!
Te dashur miq, lajmi i dhene dje nga te gjitha mediat, sipas te cilit SHBA, Agjensia Qendrore e Zbulimit (CIA) konsiderojne Shqiperine vend kryesor te prodhimit dhe trafikut te drogave ne Europe dhe nder me kryesoret ne bote, perben nje zhvillim dramatik per Noriegen dhe narkoshtetin e tij ne Shqiperi.
Prodhimin dhe trafikun e droges, SHBA e konsiderojne gjithnje faktor madhor te shkaterrimit te shtetit ligjor, destabilizimit te vendit dhe nje burim te rrezikshem financiar per financimin e terrorizmit.
Vetem pak jave me pare, nje raport i organeve te zbatimit te ligjit i Mbreterise se Hollandes denoncon rritjen me 700% te krimit shqiptar ne kete vend tre vitet e fundit. Noriega i Europes, javen qe kaloi me gjuhen e Mannuelit, pra Norieges se Panamase, i deklaroi komisionerit Hann, i cili i kishte ngritur shqetesimin e madh te BE per krimin dhe drogen e Shqiperise, se ai refuzonte keto akuza te BE. A do ti thote Noriega edhe qeverise amerikane se refuzon akuzat e CIA per Shqiperine si vend kryesor i prodhimit dhe trafikmit te droges kete nuk e di, por nje gje eshte e sigurte, se rrethi i kuq po ngushtohet gjithnje e me shume per te! sb