Ish-kryeministri, Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës.

Berisha ka treguar dhe për konfliktin e tij me Haklajt, ku tha se gjithçka nisi kur shkoi në Bajram Curri për një miting.

Eskorta e Sali Berishës u vu në shënjestër gjatë rrugës për në Bajram Curri, më 22 qershor të vitit 1997.

Pasi zbritën nga trageti deri në Bajram Curri, Sali Berisha dhe Azem Hajdari u ndeshën në dy kthesa, me grupe të armatosura që hapnin zjarr në ajër dhe bënin thirrje që eskorta të kthehej pas.

Policia hezitoi të lejonte vazhdimin e udhëtimit, por Sali Berisha urdhëroi hapjen e rrugës. Në pritë, sipas dëshmitarëve, ishte Feriz Kërnaja dhe Fatmir Haklaj”, tha Berisha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook