Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook shkruan se gjoba e urrejtjes patologjike të skizofrenit Edi Rama për shqiptarët nuk është 13 milionë por 2 miliardë euro.

Berisha shkruan se Shqipëria po merr dhe do të marrë nga arbitrazhet ndërkombëtare, Strasburgu dhe gjykatave të vendeve të mëdha arrijnë në mbi 2 miliardë euro.

“Ju siguroj se kjo shumë, që ka lidhje vetëm me katër vitet e shkuara do rritet me shpejtësi çdo javë dhe muaj që Noriega qëndron në pushtet. Gjobat e urrejtjes të të sëmurit psiqik në krye të ekzekutivit janë një thirrje për çdo shqiptar të përmbysim sa më parë regjimin e tij!”, shkruan Berisha.

Postimi i ish-Kryeministrit

Nuk është 13 milionë por 2 miliardë euro gjoba e urrejtjes patologjike të skizofrenit Edi Rama për shqiptarët!

Të dashur miq, javët e para të instalimit në pushtet Edi Rama i kremtoi duke shfryrë urrejtjen shtazore ndaj kundërshtarit politik dhe rrafshuar në kundërshtim flagrant në Vlorë një pallat të tërë vetëm se aksioner në ndërtimin e tij ishte vjehrri i kryetarit të opozitës.

Pallati ishte ndërtuar në truall privat në përputhje me planin e qytetit me leje të rregullt të kryetarit socialist të Bashkisë së Vlorës dhe nuk kishte asnjë lidhje me projektin e Lungomares, por vetëm me urrejtjen kafshërore të pakontrolluar të paranojakut me kartel klinike të botuar, ndaj kundërshtarit politik.

LEXO EDHE:  Vizita e Ramës në Gjermani, reagon Berisha: Timonierit iu thye timoni, u kthye nga Berlini me këpucë të kuqe

Duke përshëndetur këtë vendim të Gjykates Europiane të Strasburgut informoj shqiptarët se ky është vetëm fillimi sepse gjobat që Shqipëria po merr e do të marre nga arbitrazhet ndërkombëtare dhe Gjykatat e vendeve të mëdha si dhe gjykata e Strasburgut arrijnë që tani, sipas disa burimeve të besueshme,në mbi 2 miliardë euro.

Ju siguroj se kjo shumë, që ka lidhje vetëm me katër vitet e shkuara do rritet me shpejtësi çdo javë dhe muaj që Noriega qëndron në pushtet. Gjobat e urrejtjes të të sëmurit psiqik në krye të ekzekutivit janë një thirrje për çdo shqiptar të përmbysim sa më parë regjimin e tij!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook