Përmes një statusi në llogarinë e tij personale ‘Facebook’, ish-kryeministri Berisha thekson se Dëshmitari X, Albert Veliu i ka kallur datën Xhafës.

Berisha vijon me akuzat drejtuar ministrit të Brendshëm Fatmri Xhafaj dhe vëllait të tij, Agron Xhafaj.

“Kjo dëshmon se Fatzu vuan tani nga halucinacione dhe se dëshmia e Albert Velisë është shndërruar në një fantazmë që nuk po i ndahet për asnjë sekondë”, shkruan Berisha.

MESAZHI I BERISHËS
Xhafes se droges i duket si fantazme deshmitari Albert Veliu, bashkebiseduesi me vella Geronin!
Miq, deshmitari Albert Veliu i ka kallur daten Xhafes se droges! Keshtu, sot i pyetur nga gazetaret per deshmine nukleare te Albert Veliut per trafiqet e vella Geron -Agron Xhafes, ai u pergjigj se Alberti eshte virtual pra fantazem dhe jo real. Kjo deshmon se Fatzu vuan tani nga halucinacione dhe se deshmia e Albert Velise eshte shnderruar ne nje fantazme qe nuk po i ndahet per asnje sekonde.
Xhafa i droges dhe kryekumbar Rama jane ne grahmat e fundit, t’i flakim sa me pare! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook