Ish-kryeministri Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili tregon se ç’ka ndodhur me shefin e komisariatit të Hasit, pas zbulimit të laboratorit të heroinës.

Sipas qytetarit, kryekomisari, Rustem Mazrreku, është larguar drejt Londrës, për t’i shpëtuar arrestimit.

“Arratiset narkokomisari i Hasit! Lexoni mesazhin qytetarit dixhital.
“Përshëndetje doktor! Mbas zbulimit të laboratorit të Hasit, shefi i komisariatit Has ka ikur në Londër për t’i shpëtuar arrestimit, z. Rustem Mazreku”, shkruan Berisha në “Facebook”.