Këngëtarja e famshme italiane Sabrina Salerno është një nga personazhet më të njohura në shtetin fqinj Italinë.

Gjatë një interviste për mediat vendase këngëtarja 51 vjeçare ka zbuluar disa detaje nga jeta private që nuk i dinte askush.

Tashmë 51 vjeçe dhe nënë e një djali 15-vjeçar, Sabrina tregon se në kulmin e famës së saj, Silvio Berlusconi çmendej pas saj.

“Ai çmendej pas meje, po nuk ishte i vetmi në fakt”, ka thënë Salerno.

Më tej ajo tregon së në rrjetet sociale i vijnë shumë propozime absurde nga njerëz me pushtet dhe para, “të cilët mendojnë se mund të blejnë çdo gjë me para”.

Aktualisht Salerno jeton në Francë, ku ushtron aktivitetin e saj artisik, edhe pse jo më si në vitet ’80, kur ishtë një yll.