Ndoshta do ju duket e çuditshme por para 60 vitesh Skoda ka pasur një makinë garash, të bukur dhe e lehtë në peshë.

Nga: Ollie Kew

Ndjesia e dhënies së kësaj makine është e pakrahasueshme dhe adrenalinën që të jep kjo Skoda nuk mund ta kesh në ndonjë makinë tjetër.

Njihuni me makinën më të lehtë, më të bukur dhe më emociouese që Skoda ka bërë ndonjëherë.

Po, është një Skoda. Një Skoda Spider 1100 OHC dhe është plot 60 vjeçe. Kjo është perla e Skoda, dhe janë shumë të paktë njerëzit që e dinë se kjo lloj makine ekziston.

Një mjet i rrallë dhe me shumë vlera. Kjo është një nga dy 1100 OHC Spider të ngelura në botë. Binjakja e saj ruhet në muzeun e Skoda në Pragë, ndërsa ky ekzemplar nuk ka garuar që prej 1960, dhe që iu shit një studenti çek në Londër për një shumë të papërfillshme.

Gjashtëdhjetë vjet pasi fitoi garën debutuese në Mlada Boleslav në Çekinë moderne dhe mori disa podiume të tjera, përfshirë fitoren e Gran Prixit të Leningradit të vitit 1959, kompania dha lajmin e hidhur që nuk do të prodhonte më prototipin e saj për gara.

Do të ishte një fund i hidhur nëqoftë se do të përfundonte kështu. Sidomos kur sapo i është siguruar për shumën prej 250.000 paund.

Kjo është Skoda që vlen çerek milion paund.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1344″ sortorder=”12555,12554,12560,12547,12548,12549,12556,12550,12551,12552,12553,12557,12558,12559,12561,12562,12563,12564,12565,12566″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

LEXO EDHE:  Aksidentohen dy makina, plagoset nëna dhe vajza e mitur

Ky model i Skoda arrin shpejtësinë prej 200 km/h. Ka një motor 1.089 kubik, 4-cilindërsh, me dopio karburator.

Fillimisht ky motor ishte në modelin Octavia, Skoda 1100 Tudor. Ishte një arritje që një makinë të kishte 45 kuaj fuqi në vitin 1958. Ndërsa kjo makinë rreth 550 kilogramë dhe me një peshë shtesë prej 75 kilogramë të pilotit që e ngiste prodhon 90 kuaj fuqi.

Seriozisht! Shpërndarja e energjisë në këtë makinë është shumë e mprehtë, gomat e kësaj makine duken më holla se biçikleta ime.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1345″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Supozohej ti jepja 10 minuta modelit 1100 Spider që të bëja një xhiro në pisë. Mendoj se mu deshën 30 minuta për ta kryer. Njëzet minutat më të ëmbla, më tërheqëse, më të lumtura të jetës sime të automobilave.

A mund ta besoni se Skoda ka prodhuar një makinë kaq të fokusuar dhe të bukur? Imagjinoni nëse kompania do të kishte vendosur të ndjekë një karrierë në makinat e garave.

Dekada më përpara se Volkswagen të merrte kontrollin dhe ta kthente postin çek në një forcë kryesore. I dua ato historitë “çfarë do të ndodhte nëse”. Fati dhe rezultatet e ndryshme që kurrë nuk do të dimë.

Burimi: TopGear… Përshtati: Dualajm.com

*Kjo video nuk flet për makinën që sapo përshkuam*

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook