Ambalazhi apo etiketat e produkteve që blejmë në markete, mund të na bëjnë konfuz, ose të na mashtrojnë.

“Pa yndyrë”, “i pasur me fibra”, ”pa gluten”, “organik”, këto janë termat reklamues që hasim gjithmonë në pjesën e përparme të produkteve.

Sipas një studimi për “journal of food science” janë analizuar rreth 200 produkte , prej të cilave u vu re se paketimi dhe ajo çka reklamohej në të , nuk përputhej me cilësinë dhe vlerat reale ushqimore që ato përmbanin.

Pesë këshilla si të bleni shëndetshëm.

Injoroni pjesën ballore të paketimeve – ajo është reklamë. Mënyra më e mirë për të kuptuar cilësinë e përbërësve është kontrolli i listës së përbërësve që zakonisht ndodhet në pjesën e pasme të produkteve. Fakti që tabela shkruan “pa gluten” apo “organike” nuk do të thotë se produkti është vërtet cilësor.

Analizoni me kujdes përbërësit

Pasi të kontrolloni listën e përbërësve bëjini vetes këto pyetje: Si mund ta përgatis këtë ushqim në shtëpi? Mund ti blej të gjithë këta përbërës veç e veç në një dyqan? Kjo është një mënyrë e zgjuar për të shmangur përbërsit e pa shëndetshëm që mund të blejmë.

Kontrolloni sasinë e produktit që përmban paketimi

Shpesh herë ndodh që sasisa e përbërësve që reklamohet në paketim, nuk përputhet me sasinë reale që përmban paketimi në brendësi.

LEXO EDHE:  Ja si të lexoni filxhan, pa pasur nevojë për ndihmën e fallxhorëve

Ushqehuni në mënyrë intuitive

Kjo do të thotë se përveç kujdesit që duhet të tregoni në markete kur bleni produktet ushqimore, shtojini kësaj dhe ngrënien në mënyrë të zgjuar. Fokusohuni tek ushqimet e shëndetshme dhe me vlera të larta ushqimore. Hani kur jeni të uritur dhe ndaloni së ngrëni kur jeni të kënaqur nga ushqimi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook