Një moment tepër dramatik na vjen nga bota e kafshëve ku një bilbil uji ka tentuar të hajë më tepër seç i zë goja, një gjarpër, por ky i fundit kundërpërgjigjet dhe e tërheq në ujë pasi e kafshoi në qafë.

Beteja e rrallë e ka fotografuar në kamera Nitin Jain një pasionant fotografie në Indi. Ai tha se mbeti i shokuar nga këto pamje kur pa se gjarpri e tërhoqi në ujë zogun por për fat ai nuk u mbyt dhe ia doli të dalë mbi sipërfaqe e të fluturojë sërish duke fituar bastin me vdekjen.