Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së ka reaguar në rrjetet sociale ku shprehet se kryeministri Rama nuk ka parë gjë akoma.

Kryetarja e LSI-së shprehet se beteja e opozitës do të vazhdojë kundër shefit të qeverisë dhe bandave, të cilat sipas saj po terrorizojnë jetët e shqiptarëve.

“Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”, shkruan ajo.

Reagimi i Kryemadhit vjen menjëherë pas deklaratave të bëra nga kreu i selisë blu, i cili në një komunikim për mediat mesditën e sotme tha se do t’i propozonte Grupit Parlamentar dhe Forumeve më të larta djegien e mandateve.