Këngëtaret arrijnë të fitojnë shuma marramendëse falë talentit të tyre muzikor dhe koncerteve që ato zhvillojnë.

Sipas forbes është Beyonce ajo që mban vendin e parë, e cila ka fituar plot 105 milionë dollarë këtë vit, në sajë të albumit të saj të çmuar, “Lemonade” dhe turneut botëror.

Këngëtarja Adele vjen e dyta, duke fituar 69 milionë dollarë këtë vit kryesisht si rezultat i turneut popullor të saj, i pari që nga viti 2011.

Ndërsa vendin e tretë e mban Taylor Swift e cila ka rënë, duke arritur të mbledhë 44 milionë dollarë këtë vit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook