Australia po përballet me fenomene të pazakonta natyrore.

Fillimisht ky vend u përfshi nga vatrat e zjarrit që shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe më pas tymi, shumë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Tani Australia po përballet me stuhi e reshje të pazakonta shiu dhe breshëri.

Sasia e madhe e breshrit që ra në bregun e Brisbanes, ka bërë që mbi 20 mijë shtëpi të mbesin pa energji elektrike dhe të shkatërrohen shumë vetura dhe lokale

Madhësia e breshrit raportohet të ishte e njëjtë me atë të një topi të tenisit.

Shoqata e kompanive të sigurimeve në Australi, ka njoftuar se nga moti i keq ka marrë mbi 5 mijë telefonata për shkak se janë dëmtuar shumë prona, përfshirë këtu edhe 3 mijë vetura.