Trupi i pajetë i një të riu është gjetur gjatë mesditës së sotme në qytetin e Sarandës. 

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar, ku është konstatuar trupi i pajetë i 28-vjeçarit L.Z.

Dyshohet se i riu ka humbur jetën për shkak të ndonjë kontakti të mundshëm me energjinë elektrike.

Burime për “DuaLajm.com” konfirmojnë se i riu ka qenë duke rregulluar një prej linjave të kabllorit që nuk funksiononte, por për fat të keq ka rënë në kontakt me energjinë elektrike duke humbur kështu jetën.

Njoftimi i Policisë
Më datë 04.10.2018, në orën 14:20, në lagjen nr.1 Sarandë, është marrë njoftimi për një person të pajetë në një prej rrugicave të kësaj lagjeje.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i pajetë i përket shtetasit L. Z, 28 vjeç, banues në Fushë-Veri Delvinë.

Shtetasi L. Z, ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me ngjarjen.