Një akrobat ka vdekur në mënyrën më tragjike të mundshme pasi ka rënë nga një lartësi 30 metra përpara 35.000 spektatorëve në festivalin muzikor Mad Cool në Spanjë.

Performuesi i cili quhej me emrin e artit Pedro ishte futur brenda një kafazi të vogël duke bërë disa marifete gjatë këngës Prince “Purple Rain” kur tragjedia ndodhi.

Edhe pse mjekët erdhën menjëherë në skenë për t’i dhënë ndihmën e parë, përpjekjet e tyre rezultuan të pasuksesshme, pasi performuesi ndërroi jetë pasi kishte marrë dëmtime të rënda.

Ngjarja e rëndë tmerroi spektatorët të cilët ishin mbledhur në festival.