32-vjeçari Alfred Frroku punëtor i kompanisë të dublimit të urave në Rrugën e Kombit ka rënë nga lartësia dhe humb jeten.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur te ura Perbregut, rreth 6 kilometra nga Kukësi.

Kukës/ Informacion paraprak:

Më datë 20.03.2019, në aksin rrugor Kukës-Morinë, shtetasi A.F., 32 vjeç, banues në Lezhë, punëtor i firmës kontraktuese për rregullimin e Urës në vendin e quajtur ish Uzina e bakrit, duke punuar ka rënë nga ura, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.