Një moment rrënqethës ka ndodhur në ndeshjen miqësore Werder Bremen-Ajax.

Abdelhak Nouri, mesfushor i skuadres holandeze të Ajax-it ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës, duke shkaktuar panik në stadium.

Siç shihet dhe në video, ndeshja është ndërprerë, ndërsa mesfushorit 20-vjeçar i është dhënë ndihma e parë dhe më pas u transportua me urgjencë për në spital.

Deri tani, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga klubi i Ajax-it për shëndetin e lojtarit.