Së bashku me pronarin e tij italian shtetasi shqiptar Alban Gropcaj 28 vjeç, gjendeshin në Brazil për një udhëtim pune, që fatkeqësisht rezultoi fatal për shqiptarin.

Pasditen e së hënës dy persona me maska të armatosur mbi dy motorçikleta sulmuan italianin Guido Bertola dhe 28-vjeçarin shqiptar, teksa po hipnin në makinën e tyre në tentativë për t’i grabitur.

Autorët, nën kërcënimin e armës, u kërkuan atyre paratë. Shqiptari ishte i pari që reagoi dhe refuzoi t’u jepte paratë, duke bërë kështu që njëi prej autorëve të grabitjes të mos hezitonte të përdorte armën e tij dhe ta zbrazte atë mbi trupin e të riut shqiptar, duke i marrë atij jetën.

Lajmin e raportoi prestigjiozja italiane “La Stampa”, e cila  shtoi se italiani Guido Bertola ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.