Kushtet e mjerueshme ku ndodhet konvikti në “Qytet Studenti” të lënë për të dëshiruar. Jetesa në këto konvikte nuk është e lehtë, madje është bërë e rrezikshme .

Një studente që jeton në konvikt në “Qytet Studenti”, ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania. Suvaja e njërit nga dushet është rrëzuar ndërkohë që një vajzë ka qenë duke bërë dush në ato momente. Vajza e cila dëshiron të mbetet anonime, ka marrë fraktura në kokë dhe në shpatulla.

Denoncimi i vajzës:

“Pershendetje JOQ. Ndërkohë sot në konviktin e vajzave në qytet student ra një pjesë e suvasë së tavanit të dusheve. Një ndër vajzat mori fraktura në shpatull dhe në kokë. Po ju dërgoj një video . Anonim tlt”.

Nga video-ja duket qartë se mungojnë edhe kushtet higjeno-sanitare. Dhoma e dushit ka një hapësirë shumë të vogël ku në të shumtën e rasteve dyert nuk mbyllen dhe kokat e dusheve janë të prishur.