Bleona Qerreti, këngëtarja e njohur është gjithmonë e hapur me fansat e saj. Rreth një vit më parë ajo i shokoi të gjithë pasi publikoi një video duke folur për procedurën e ngrirjes së vezëve.

Këngëtarja së fundmi ka postuar një foto ku shfaqet e shtrirë në shtratin e një spitali, por duket e lumtur.

“Kur nuk e ke gjetur të duhurin ose mashkulli juaj nuk ka këllqe dhe nuk mund të angazhohet – ka gjithmonë një përgjigje”, shkroi në mbishkrimin e fotos këngëtarja.

Shumë komentues e uruan Bleonën për këtë hap të ri në jetën e saj dhe me një beb të shëndetshëm.

Por një nga komentet që tërhoqi vëmendjen është ai i dikujt që i shkruan: “Do të bëhem teze”, ndërsa Bleona i përgjigjet: “Po do të bëhesh”.