Bleona Qerreti, një figurë shumë e njohur për publikun shqiptar, shpreh një mendim se si ajo dëshiron që ta ketë burrin e saj në një të ardhme.

Mbrëmjen e djeshme te emisioni “Xing me Ermalin” Bleona është pyetur se çfarë cilësish kërkon ajo tek një burrë.

Ermali i ofron shembullin se si kanë vepruar këngëtaret e famshme në botë, Jenifer Lopez apo Madona që kanë qënë të lidhura dhe me burra më të vegjël se ato në moshë.

Ndërsa reagimi i Bleona Qerretit ka qënë deri diku i çuditshëm. Ja si shprehet këngëtarja:

Burri më duhet burrë, të më rrahë tri herë në ditë, jo kot. Kështu me kalamaj, s’merrem unë me kalamaj. Jo të më rrahë, është ideja. Nuk e kisha për dhunë, nuk do doja të promovoja dhunën në familje, por dreqi e mori, burri duhet burrë tani, jo kalama”.

Mesa duket Bleona nuk di mirë të tërheqë vëmëndjen te vetja, siç ishte dhe rasti i mëparshëm për metodat e ngrirjes së vezoreve, ku bëri shumë bujë dhe pati mjaft kritika.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook