Vetëm pak ditë më parë, Bleona Qerreti publikoi coverin italian ‘’Su di noi’’, këngë e cila shkaktoi shumë zhurmë, jo vetëm për realizimin, por edhe sepse këngëtarja rrëfeu se kjo këngë është e lidhur ngushtë më kujtimet e fëmijërisë së saj.

Në një intervistë të fundit të dhënë për mediat vendase Bleona ka folur dhe ka komentuar edhe për jetën e saj private, teksa ka ndaluar dhe tek martesa e shumëpërfolur me biznesmenin Gani Bardhi.

Kam folur haptazi për Ganiun, sepse është një lidhje e cila u prish për shkak të karrierës time, por  ishte një ndarje me konsensus pasi unë doja të ndiqja ëndrrën time. Ganiu ka qenë shumë i mirëkuptueshëm për këtë fakt dhe më tha: “Bleona nëse ti nuk shkon në Amerikë për të arritur ëndrrën tënde, do të rrish në shtëpi dhe do më urresh, do të gatuash, do të  shohësh lajmet si grua shtëpiake, dhe do të shikosh njerëzit tjerë që po e jetojnë ëndrrën tënde, kështu që nuk ka sens të rrish e martuar me mua kur ti ke një ëndërr’’.’’-përfundoi ajo.

E pyetur se a është e vërtetë që ata do bashkohen përsëri, Bleona ka dhënë një përgjigje të prerë. “Jo, nuk kam ndërmend të kthehem me të, pasi, gjërat kur mbarojnë, mbarojnë. Ai është prapë në jetën time, por, në një tjetër formë, që futet brenda idesë së “familjes”, është shprehur Bleona.