TIRANË

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) do të zhvillojë ditën e sotme një tjetër aksion tek Unaza e Re, për shembjen e të tjera banesave që preken nga projekti.

Që prej orëve të para të mëngjesit një numër i madh policësh janë vendosur përgjatë rrugës, që tek ish-sheshi “Shqiponja”, duke bllokuar rrugën e Unazës. Aksioni pritet të shoqërohet me përplasje të ashpra mes banorëve dhe punonjësve të IKMT e policisë.

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, ndaj dhe sot priten përplasje të fuqishme. E njëjta gjë ndodhi edhe në aksionin e ditës së hënë, ku përfunduan në spital disa banorë dhe policisë, ndërsa kjo e fundit përdori edhe gaz lotsjellës.