Një nga rrugët kryesore që lidh jugun me qytetin bregdetar të Vlorës është bllokuar pasinjë shkëmb është shkëputur dhe ka rënë në vendin e quajtur “Kalaja”, ndërsa rrezikon të ketë shembje të tjera.

Policia Vendore e Vlorës ka njoftuar se në vendin e quajtur “Kalaja”, është shkëputur një shkëmb dhe vijojnë të shkëputen dhe të tjerë duke bllokuar rrugën. Momentalisht policia ka bllokuar  të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.