Që prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në doganë, në Kapshticë është krijuar një rradhë e gjatë automjetesh, në pritje për të kaluar kufirin grek.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë shpjegim i hollësishëm nga pala fqinje për këtë kontroll të hollësishëm, ndërkohë që mijëra automjete po kthehen pas nga orët e gjata në pritje.

Bëhet e ditur se janë lejuar të kalojnë pa problem shtetasit grek dhe ata që janë rezidentë në shtetin fqinj. Mësohet se automjeteve të tjera nuk u është lejuar kalimi për shkak të një problemi kompjuterik.

Nuk është marrë asnjë sqarim se kur mund të zgjidhet problemi.