Blogeres Dear Alyne nuk i del inati me Ermal Mamaqin, pasi në emisionin e tij zhvilluar pak ditë më parë asaj ju drejtua një pyetje seksiste nga Kejvina.

Alyne ka realizuar së fundi një tjetër video duke e treguar prapë momentin se si ajo reagoi kur në emision, në prani të saj, të dashurit të saj iu bë pyetja nëse ai udhëton të takojë vajza të tjera.

Ajo tregon se si në këtë emision ka plot momente seksiste, prej fillimit kur Kejvina – vajza e cila bën pyetje futet në skenë dhe deri tek pyetja.

“Para emisionit, ai i fliste të dashurit tim për kolegen e tij mjaft seksi. Ta përdorësh seksizmin për vëmendje nuk është mirë” thotë Alyne në video, ku prapë i dalin lotët edhe pse thotë se njerëzit menduan se ajo e teproi me reagimin e saj në emisionin e njohur shqiptar. Ajo këmbëngul se pyetja e Kejvinës nuk ishte aspak funny.

Video që blogerja ka shpërndarë ka marrë rreth 1.5 milionë shikime në pak orë pasi është shpërndarë në rrjetet sociale.

Is This Funny?

Recently I was on a Talk Show with my boyfriend. They asked him if he travels the world "to meet girls". This was my response. _______Daily updates on Instagram: Dear AlyneTo discuss this video and other womens issues, join 100k women in Girls Gone Global (by Dear Alyne)Full video link is in the comments.

Gepostet von Dear Alyne am Samstag, 17. November 2018